Udhëtimi i një kamerieri në Greqi që ngriti bujtinë familjare në malet e Voskopojës
Largimi
“Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri në vitet 1990 unë me familjen ikëm në Greqi.”

20 Vjet në Greqi
“Kam punuar për 20 vjet në Greqi në një restorant, buzë detit. Unë punova kamerier, gruaja kuzhiniere. Kështu fituam përvojë.”

Kthimi
“U kthyem në Shqipëri. Me të ardhurat që nxorëm atje investuam në tokën tonë, ngritëm këtë bujtinë të vogël familjare.”

Vila Falo Sot
“Këtu bëjmë ushqime tradicionale të zonës sonë, që nga lakrori me dy petë në saç, mishi i qengjit, salcat, djathërat, turshitë, rakinë e kumbullës i kemi tonën.”

Bletaria
“Unë kam dhe parkun e bletëve me rreth 200 koshere. Mjaltin e bletëve e përdor në restorant për mëngjes, për ëmbëlsira, ua servir turistëve, bëj dhurata. Shumë turistë pasi shijojnë mjaltin në restorant, vijnë në park dhe e nxjerrin mjaltin vetë nga kosheret.”

Tradita Familjare
“Profesionin e bletarisë e kam traditë familjare. Që kur kam qenë 5 vjeç babai im vuri bletë dhe unë e ndihmoja babanë. Kështu vazhdova traditën e familjes sime. Unë i dashuroj bletët e do punoj me to deri sa të kem mundësi.”

Vizitoni Vila Falo dhe bëhuni pjesë e udhëtimit të familjes sonë. Shijoni ushqimin tradicional, provoni mjaltin tonë malor, dhe shijoni ngrohtësinë e Voskopojës.
Rezervo Qëndrimin Kthehu në Kryefaqje